Gnabry bëhet futbollisti i dhjetë që merr notën 10 nga L’Equipe

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Serge Gnabry është njeriu i momentit në botën e futbollit.

Talenti gjerman ka magjepsur të gjithë me paraqitjen e fundit në Ligën e Kampionëve, duke shënuar katër gola në fitoren 7:2 të Bayern Munich, në udhëtim te Tottenham Hotspur.

Nuk ka dyshime se Gnabry me atë super paraqitje do të shpallet lojtari i javës në Ligën e Kampionëve.

Paraqitja e tij ka lënë ‘pa fjalë’ edhe revistën e njohur franceze L’Equipe.

24 vjeçari, është bërë vetëm futbollisti i dhjetë në histori të L’Equipe që notohet me notën 10.

Vlerësimi me notën 10 nga L’Equipe, është dëshmia më e mirë e paraqitjes së Gbabry kundër Tottenham.

Në pjesën e mëposhtme mund të shikoni listën me emrat e lojtarëve që në të kaluarën janë notuar me notën 10 nga revista franceze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme