Gnabry: Tani duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Bayernit, Serge Gnabry, ka deklaruar se tani duan që ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Gnabry, që ishte lojtari i ndeshjes në fitoren prej 3 me 0 ndaj Lyonit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ka deklaruar se në fillim të takimit ishin me fat, transmeton KOHA.

“Në minutat e parë patëm paksa vështirësi. Goli im erdhi në momentin e duhur për të na dhënë vetëbesim. Ishim paksa me fat në fillim, Neuer mbrojti shumë mirë dhe ata e goditën shtyllën, por fatmirësisht ne shkuam me 2-0 epërsi në pjesën e parë dhe Lewy e përfundoi punën”, është shprehur Gnabry për Sky. “Tani duam ta fitojmë kompeticionin”.

Në finale Bayerni luan ndaj PSG-së, të dielën në Lisbonë.

Të ngjashme