“Godet” Inter, transferon mbrojtësin e talentuar

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 15:02 | Nga Ekonomia Online
Inter besohet të jetë gati t’i dërgojë një ofertë Sampdorias për mbrojtësin Joachim Andersen, por së pari duhet të shesin Joao Mirandan.
Veterani brazilian ka humbur vendin e tij pas ardhjes së Stefen de Vrij, dhe ka pranuar se dëshiron të luajë më shumë.

Corriere dello Sport është duke raportuar se Miranda po kërkon të largohet në janar, dhe Interi kanë identifikuar Andersen si zëvendësim të tij.

Inter janë të gatshëm t’i ofrojnë Sampdorias deri në gjashtë milionë euro edhe shërbimet e të riut Zinho Vanheusden për huazimin e Andersen, me detyrimin për ta blerë në fund të sezonit.

Joachim Andersen është 22 vjeçar, dhe ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Danimarkës.

Të ngjashme