Godin, lideri i mbrojtjes së vetme të pathyeshme

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 09:51 | Nga

Kapiteni i Përfaqësueses së Uruguait, Diego Godin, është lider i repartit të vetëm defensiv që nuk ka pranuar ende gol në botërorin “Rusia 2018” dhe përvoja e madhe e qendërmbrojtësit të Atletico Madridit përballë Cristiano Ronaldos pritet të jetë vendimtare në ndeshjen e 1/8 së finales me Portugalinë.

Uruguai ka kaluar fazën e grupeve me tri fitore të pastra, pa pranuar gol: 1:0 ndaj Egjiptit, 1:0 ndaj Arabisë dhe 3:0 ndaj Rusisë.

Me 27 takime kundër Ronaldos në derbin e kryeqytetit të Spanjës ndërmjet Atleticos dhe Real Madridit, duke fituar tetë herë, barazuar nëntë herë dhe humbur dhjetë herë, pak lojtarë janë më të thirrur për të pasur një strategji për të ndalur Ronaldon sesa Godin 32-vjeçar.

Ronaldo që është shpallur pesë herë lojtari më i mirë në botë, mund ta ketë dalë fitimtar përballë Godinit në disa raste, përfshirë kur shënoi dy “hat-trick” kundër Atleticos, por uruguaiani ka ditur të mbajë të qetë shumë herë portugezin, duke mos e lejuar të shënojë gol në 13 prej 20 ndeshjeve të fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme