Godin mendon largimin, Inter gjen mbrojtës të ri nga rivali i Serie A

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Inter mund të sjellë një mbrojtës të ri nëse Diego Godin vendos të largohet nga klubi.

Diego Godin mund të largohet nga Inter.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se mbrojtësi uruguaian është i pakënaqur në Giuseppe Meazza ku ka humbur statusin e titullarit në javët e fundit.

Andaj, ai është duke konsideruar të ardhmen e tij në Milano, transmeton lajmi.net.

Gjithnjë sipas “Tuttosport”, Inter ka identifikuar përforcimin e ri në mbrojtje në rast të largimit të Godin.

Trajneri Antonio Conte do të kërkojë transferimin e mbrojtësit të Parmës, Matteo Darmian, nëse Godin vendos të ndahet nga Inter. 

Të ngjashme