Goditet Arsenali – njeriu kyç dorëhiqet nga klubi

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 15:11 | Nga

Arsenali është goditur nga dorëheqja e trajnerit të akademisë, Andries Jonker i cili u largua për t’u bërë trajner i Wolfsburgut.

Jonker u emërua në postin e “Topxhinjëve” në vitin 2014, dhe tani do të largohet për t’iu ribashkuar ish-klubit si trajner.

Jonker, 54-vjeçar, falenderoi klubin londinez për tre vitet fantastike që kaloi aty, dhe nënshkroi kontratë me klubin nga Bundesliga deri në vitin 2018.

“Kam pasur tre vite fantastike te Arsenali,” tha Jonker.

“Ne kemi bërë progres të theksuar dhe ka qenë gjë e madhe të jem pjesë e një klubi që nxitë zhvillimin e lojtarëve të ri përmes akademisë”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme