Golden Eagle Ylli fiton kundër Lipjanit

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Lipjanit me rezultat 104:91 (26:26, 33:21, 16:21, 29:24), në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë dhe përfundon 26:26. Sidoqoftë, vendësit tregojnë lojë më të mirë në periodën e dytë, duke e fituar 33:21.

Lipjanasit nuk u dorëzuan dhe arrijnë të fitojnë periodën e tretë 16:21, duke e afruar rezultatin, sidoqoftë, therandasit e fitojnë periudhën e fundit 29:24 dhe fitojnë me rezultat 104:91.

Te Ylli u dalluan Alante Fenner me 22 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime, si dhe Samir Zekiqi me 22 pikë, katër kërcime dhe katër asistime.

Ndërkohë, te Lipjani u dalluan Fazli Vitia me 26 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime, Demarcus Stucky Jr me 24 pikë, tri kërcime dhe dhjetë asistime, si dhe Devaughn Jenkins me 21 pikë, dhjetë kërcime dhe dy asistime.

Ylli ka gjashtë fitore dhe tri humbje, kurse Lipjani dhjetë humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.Klan.Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme