Golden Eagle Ylli fiton në sekondat e fundit, e mposht Rahovecin

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 22:16 | Nga Ekonomia Online

Golden Eagle Ylli ka triumfuar në derbin e xhiros së XXIV në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Rahovecin me rezultat të ngushtë 61:62.

Më të merituarit për fitoren e Golden Eagle Yllit ishin Bambale Osby me 17 pikë dhe 9 kërcime, Alban Veseli me 11 pikë, 9 kërcime e 2 asistime dhe Clayton Everet me 8 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime.

Nga ana tjetër, te Rahoveci me efikasit ishin Frederick Richardson me 23 pikë dhe 15 kërcime, Deshon Minnis me 15 pikë, 11 kërcime e 9 asistime dhe Atik Koshi me 13 pikë dhe 2 asistime.

Të ngjashme