Golden State dhe Houston Rockets marrim fitoret e treta

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 09:17 | Nga

Kampioni në fuqi i NBA, Golden State Warriors ka marrë fitoren e tretë në gjysmëfinalen e Perëndimit.

Të udhëhequr nga Kevin Durant, Warriors kanë triumfuar në udhëtim tek New Orleans Pelicans me 26 pikë diferencë 118-92.

Kevin Durant ishte më i miri në këtë sfidë me 38 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime.

Me paraqitje të mirë në këtë takim u dallua edhe fundori Steph Curry me 23 pikë e dy asistime.

Tek vendasit e Pelicans më i miri në këtë takim ishte Anthony Davis me 26 pikë e 12 kërcime.

Ndeshja e pestë do të zhvillohet në Oracle Arena ku Warriors do të kërkojë fitoren e katërt për të kaluar në finalen e konferencës.

Fitoren e tretë në gjysmëfinale e ka marrë edhe Houston Rockets në përballje me Utah Jazz.

Raketat kanë triumfuar si mysafirë me 13 pikë diferencë 100-87 duke shtuar epërsinë në 3-1.

Chris Paul me 27 pikë dhe James Harden me 24 të tjera ishin më efikasit tek mysafirët.

Ndërkohë ‘Rookie’, Donovan Mitchell ishte më efikasi tek Jazz me 25 pikë e nëntë kërcime.

Ndeshja e pestë tani zhvendoset në Teksas, ku Houston është vetëm një fitore larg finales së konferencës.

Konferenca e Perëndimit:

Utha Jazz – Houston Rockets 87-100 (1-3)

New Orleans Pelicans – Golden State Warriors 92-118 (1-3)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme