Golden State e nis furishëm

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 11:53 | Nga

Tash që Golden State Warriors është në play off, Draymond Green është i bindur se skuadra e tij nuk është ajo skuadër që ka vuajtur në muajin e fundit të stinorit të rregullt.

“Ne jemi kampion”, ka thënë Green, pasi Golden State triumfoi thellë, 113:92, në shtëpi ndaj San Antonio Spurs të shtunën mbrëma, në ndeshjen e parë të serisë çerekfinale të play off-it në Konferencën Perëndimore në NBA, shkruan ESPN, transmeton “Koha Ditore”. “Ne e dimë se çfarë duhet në këtë kohë të vitit për të fituar. Ne duam të kthehemi pavarësisht se çfarë po thonë gjithë të tjerët”.

Kampioni në fuqi i NBA-së fitoi vetëm shtatë nga 17 ndeshjet e fundit të stinorit të rregullt. Disa lojtarë ia kishin atribuar përfundimin e dobët të stinorit faktit se Golden State nuk kishte asgjë për çfarë të luante në javën e fundit, pasi kishte siguruar vendin e dytë në Konferencën Perëndimore.

Të tjerët faktit se kishin luajtur më të tërhequr, duke evituar ndonjë lëndim eventual. Një fakt tjetër është se skuadra u desh të luante dhe ende po luan pa superyllin Stephen Curry.

Green, që realizoi 12 pikë, tetë kërcime dhe 11 asistime, ka paralajmëruar të gjithë që të mos mashtrohen nga finishi i dobët i Golden State në stinorin e rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme