Golden State edhe me një fitore në NBA

Prishtinë | 02 Dhj 2017 | 09:01 | Nga

Në orët e para të ditës së sotme janë luajtur tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni i NBA-së, Golden State Warriors ka vazhduar me formën e shkëlqyer edhe kundër Orlando Magic duke triumfuar me rezultat 133-112.

Vetëm çereku i tretë u takoi “magjikëve” gjersa në tre të tjerët më të fortë u treguan “luftëtarët”.

Treshja Stephjen Curry, Kevin Durant dhe Klay Thompson shkëlqyen me paraqitjet e tyre që i sollën fitoren e re Golden Statet.

Curry realizoi ‘double-double’ në saje të 23 pikëve dhe dhjetë kërcimeve, Durant shtoi 25 pikë ndërsa më efikasi në takim ishte me 27 pikë Thompson.

Në anën tjetër paraqitje të mirë shfaqi Aaron Gordon realizoi 29 pikë ndërsa Evasn Fournier shtoi 22 sosh, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen e Orlandos.

Pas kësaj, Warriors kanë bilanc prej 17 fitoreve dhe shtatë humbjeve ndërsa për Olrandon kjo ishte humbja e 14 kundrejt nëntë fitoreve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme