Golden State Warriors nuk di për humbje

Prishtinë | 05 Jan 2017 | 11:02 | Nga

Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit NBA.

Stephen Curry dhe Kevin Durant kontribuuan me 65 pikë në fitoren e Golden State Warriors.

Golden State Warriors arriti të triumfoi në Oracle Arena ndaj skuadrës Portland Trail Blazers me rezultat 125-117.

Curry pati një paraqitje fantastike duke shënuar 35 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime ndërsa Durant kontribuoi me 30 pikë, 5 kërcime, 4 asistime dhe pati 3 bllokime

Tek Trail Blazers basketbollisti më efikas ishte CJ McCollum me 35 pikë. Gjithashtu edhe Allen Crabbe
shtoi 18 pikë, Mason Plumlee 16, Al-Farouq Aminu 12, ndërsa Evan Turner realizoi 11 sosh.

Pas kësaj, Golden State ka 31 fitore dhe pesë humbje ndërsa për Trail Blazer kjo ishte humbja e 22 kundrejt 15 fitoreve.

Të ngjashme