Golden State Warriors triumfon kundër Houston Rockets

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 08:59 | Nga

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e tretë e finales së serisë së playoff në Konferencën Perëndimore.

Kampioni aktual, Golden State Warriors gjithnjë e më tepër është pranë finales së madhe të NBA-së.

Gjatë gjithë ndeshjes dhe për asnjë çast nuk e vënë në dyshim fitoren e tyre luftëtarët që triumfuan kundër Houston Rockets me rezultat të thellë 126-85.

Stephen Curry ishte basketbollisti më efikas në ndeshje, ku realizoi 35 pikë dhe pati gjashtë kërcime. Edhe Kevin Durant pati një paraqitje të mirë duke realizuar 25 pikë.

Te mysafirët më i miri në parket ishte James Harden me njëzet pikë gjersa Chris Paul shtoi 13 sosh.

Theksojmë se skuadra që arrin katër fitore do të jetë finalist, ku në gjysmëfinalen tjetër po takohen Boston Celtics dhe Cleveland Cavaliers.

Ndryshe, takimi i katërt mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet gjatë mbrëmjes së të mërkurës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme