Goli mjeshtëror i shënuar nga Bersant Celina nominohet për çmimin “Goli i sezonit”

Prishtinë | 23 Pri 2022 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Bersant Celina është në garë për ta fituar çmimin e golit më të mirë të sezonit në League One të Anglisë.

Ipswich Town ka njoftuar se goli i shënuar nga reprezentuesi i Kosovës është nominuar në mesin e gjashtë golave më të mirë për këtë sezon, shkruan Gazeta Express.

Goli i nominuar i Celinës është ai i shënuar ndaj Crewe Alexandra.

Ndryshe, Bersant Celina është i huazuar te Ipswichi nga Dijoni për këtë sezon – 2021/22.

25-vjeçari ka regjistruar 30 paraqitje deri më tani në kategorinë e tretë të futbollit anglez, League One.

Ish-mesfushori i Manchester City ka shënuar gjashtë gola dhe ka shtuar gjashtë asistime.

https://www.itfc.co.uk/

Të ngjashme