Goli i Xherdan Shaqirit zgjidhet e vitit

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 23:19 | Nga

Ekipi anglez i Stok Sitit ka përzgjedhur një gol të shënuar nga ylli shqiptar Xherdan Shaqiri, si më të mirin për sezonin që po lëmë pas.

Bëhet fjalë për golin spektakolar që lojtari i Zvicrës shënoi nga 30 metra në ndeshjen ndaj Hull Sitit.

Për faqen zyrtare të klubit, Shaqiri ka thënë se ndihet shumë i nderuar për çmimin e marrë.

“Është speciale për mua, pasi edhe vitin e kaluar e kam fituar këtë çmim. Do të mundohem që edhe vitin e ardhshëm të fitoj të njëjtin çmim”, deklaroi Shaqiri.

Ndërkaq ai ka shtuar se nuk është shumë i kënaqur me këtë sezon, duke shtuar se shpreson se edicionin 2017/2018 do të jetë shumë më i fortë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme