Grand Slami i Parisit nis nesër, Kosova paraqitet me 4 xhudistë

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i xhudos kosovare do të merr pjesë me 4 garues në Grand Slamin e Parisit, me një kapacitet prej 24,000 vendeve për spektatorë.

Një garë me një atmosferë të mrekullueshme sportive, 5 kontinente pjesëmarrëse, 52 shtete, 285 garues, 154 meshkuj, 131 femra.

Nga Kosova në Grand Slam marrin pjesë:

1.Distria Krasniqi (-52kg)

2.Flaka Loxha (-57kg)

3.Laura Fazliu (-63kg)

4.Akil Gjakova (-73kg)

Të gjithë garuesit kosovarë do të ndeshen nesër.

Të ngjashme