Granit Rugova rikthehet në Sigal Prishtinë

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 14:49 | Nga Liridon Zejnullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina e ka rikthyer në radhët e veta Granit Rugovën. Basketbollisti prishtinas u kthye në klubin më të trofeshëm kosovar, pasi luajti për një kohë në KB Bashkimi.

Në konferencë për media drejtori i Sigal Prishtinës Luan Maloku tha se klubi me Granitin ka nënshkruar kontratë për dy sezonet e ardhshme 2016-17 dhe 2017-18.

Ndërsa basketbollisti prishtinas u shpreh se është mjaft i kënaqur për rikthimin e tij në klubin ku i mori hapat e parë të basketbollit.

“Është ndjenjë shumë e mirë të kthehem prapë në shtëpinë time, shtëpi ku kam lindur si basketbollist dhe u rrita deri në atë pikë ku u detyrova që të largohem për arsye të një lëndimi që kisha, atë lëndim arrita ta sanojë, ndihmë të madhe më ofrojë klubi i Bashkimit ku një vit isha pjesë e Bashkimit, pas asaj erdhi koha që të kthehem prapë në klubin tim”, tha ai.

Sigal Prishtina ka paralajmëruar se do të ketë edhe prurje të reja gjatë ditëve në vijim, ndërkohë, prishtinasit kanë sjellë në radhët e veta edhe fundorin organizator, amerikanin Jabarie Hinds.

Të ngjashme