Granit Xhaka flet para derbit me Tottenhamin

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 08:36 | Nga

Arsenal dhe Tottenham Hotspurs do të përballen gjatë fundjavës në kuadër të Ligës Premier.

Për këtë derbi londinez ka folur disa fjalë edhe mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka.

Ky i fundit ka kërkuar tre pikë të reja pas fitores së javës së kaluar kundër Burnleyt, transmeton Telegrafi.

”Ne e dinim se do ta kishim shumë të vështirë kundër Ludogorets. Por, ta mbanim këtë formë lartë ishte vitale para të dielës. Natyrisht, ne duam fitore kundër Tottenhamit”, ka thënë Xhaka.

Kujtojmë se mesfushori prishtinas ishte njëri ndër golashënuesit e Arsenalit në fitoren 2:3 kundër Ludogoretsit.

Të ngjashme