Granit Xhaka, gati për të “luftuar”

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti kosovar është gati për betejë, më shumë se kurrë më parë

Granit Xhaka po punon fort që ta tregojë më të mirën nga vetja në kampionatin anglez, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar po luan rregullisht tek Arsenali, të cilin synon ta ndihmojë në arritjen e objektivave.

Përfaqësuesi zviceran e ka postuar një fotografi ku shihet në stërvitje duke vrapuar me topin dhe mesazhi i tij është i qartë.

“Gati për sfidë, gati për të luftuar, gati për betejë. XhakaBoom”, ka shkruar në gjuhën angleze futbollisti kosovar në rrjetin social, Facebook.


Të ngjashme