Granit Xhaka ka një premtim të madh për tifozët (Video)

Prishtinë | 31 Kor 2016 | 12:01 | Nga

Granit Xhaka mendon se Arsenali është klubi ideal për të dhe ka premtuar se do të jap gjithçka nga vetja që ‘Topçinjtë’ të arrijnë suksese në sezonin 2016/17
Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, i cili u transferua te skuadra londineze nga Borussia Monchengladbachu, bëri debutimin me ‘Topçinjtë’ në miqësore ndaj yjeve të MLS.

Ai u shpreh tejet i lumtur për këtë, teksa tha se do të jap gjithçka nga vetja që Arsenali të korr suksese këtë edicion.

“Kjo skuadër ka shumë kualitete dhe ne do të japim gjithçka në fushë për ta treguar këtë”, tha Xhaka.

“Do të japim gjithçka nga vetja që të fitojmë diçka. Tashmë e kam parë se sa të mëdha janë këtu pritjet. Ne do të përgatitemi në maksimum dhe të luftojmë ndeshje pas ndeshje që të arrijmë diçka”, shtoi Xhaka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme