Granit Xhaka: Natë e madhe për Arsenalin

Prishtinë | 02 Nën 2016 | 08:35 | Nga

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3-2 kundër Ludogorets në Ligën e Kampionëve pas disavantazhit prej dy golave.

Një prej realizator ishte edhe Granit Xhaka, i cili shënoi golin e parë në ndeshje për Gunners.

Me këtë fitore shprehet tejet i kënaqur edhe mesfushori shqiptar, Xhaka i cili nuk ngurron të thotë se është natë e madhe për londinezët, transmeton Telegrafi.

“Kjo është një natë e madhe për ne. Një rikthim fantastik pas deficitit. Arsenali e ka bërë atë!”, ka shkruar Xhaka në Instagram.

Kujtojmë se golat tjerë për Topçinjtë i shënuan sulmuesi francez, Olivier Giroud dhe mesfushori, Mesut Ozil.

Të ngjashme