Granit Xhaka tre muaj jashtë fushës shkaku i lëndimit, konfirmon Arsenali

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, do të mungojë tre muaj për shkak të një lëndimi në gju që e pësoi të dielën në fitoren e skuadrës së tij kundër Tottenhamit në derbin e Londrës Veriore.

Arsenali njoftoi të enjten se mesfushori shqiptar i Zvicrës e ka pësuar një lëndim të rëndë në ligamentin e gjurit, raporton Gazeta Express.

Xhaka u detyrua ta lërë fushën e lojës në minutën e 82-të në fitoren e Arsenalit 3:1 kundër Tottenhamit në Emirates.

“Të gjithë në klub do ta mbështesin dhe do të punojnë fort me Granitin tani, për t’i ndihmuar atij të rikthehet në fushë sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Ndeshja ndaj rivalit të qytetit londinez ishte e para për Xhakën pas një mungesë disa javëshe si pasojë e kartonit të kuq dhe infektimit me koronavirus.

Të ngjashme