Granit Xhakës i merret shiriti i kapitenit te Arsenali

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 22:14 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka konfirmuar se Granit Xhaka nuk do të jetë më kapiten i Arsenalit.

Arsenali zhvillon të enjten ndeshjen e xhiros së katërt në Grupin F në Ligën e Europës ndaj skuadrës portugeze, Vitoria, ndeshje në të cilën mesfushori nga Kosova nuk do të paraqitet.

Në prag të kësaj ndeshje, Unai Emery është paraqitur sonte në një konferncë për media. Trajneri spanjoll ka konfirmaur se Xhaka më nuk do të jetë kapiten i Arsenalit.

Ky vendim vjen pas përplasjes së Granit Xhakës me tifozët e Arsenalit në ndeshjen e 27 tetorit në Premier Ligë. Po zhvillohej minuta e 61’të mes Arsenalit dhe Crystal Palace, kur Unai Emery kërkoi nga Xhaka që të zëvendësohet me të riun, Bukayo Saka.

Gjatë kohës sa kapiteni i Arsenalit po largohej nga fusha, tifozët e Arsenalit filluan fishkëllimat ndaj tij. Mesfushori nga Kosova ia ktheu atyre me të shara dhe i frustruar hodhi shirtin e kapitenit në tokë. Tutje, Xhaka nuk vendosi të qendrojë në bankën rezervë dhe duke u larguar drejt dhomave të zhveshjes zhveshi edhe fanellën.

Të ngjashme