Greku Takianos, trajner i KB Rahovecit

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Fotis Takianos është trajneri më i ri i KB Rahovecit. Klubi elitar i basketbollit të Kosovës, ka zyrtarizuar të hënën trajnerin nga Greqia, i cili do të jetë në krye të Rahovecit deri në fund të këtij sezoni.

Takianos në postin e trajnerit, do ta zëvendësoj Bujar Locin që u largua javë më parë.

“Tekniku me përvojë shumëvjeçare, Fotis Takianos, do ta udhëheq ekipin deri në fund të edicionit. Ai ka drejtuar skuadra të njohura në Evropë, ndërsa kjo do të jetë aventura e dytë në Kosovë. Bashkë me të, klubi synon të marrë rrugë të qartë drejt objektivave”, ka shkruar Rahoveci në Facebook. Këtë edicion, Takianos ka qenë trajner I ekipit nga Qipro, Apollon Limassol derisa në të shkuarën ka punuar te ekipet si Trikalla, Doukas e Doxa. Ai gjithashtu, në vitin 2017 për një periudhë ishte edhe në krye të Bashkimit nga Prizreni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme