Greuther Furth kërkon yllin e ri të Prishtinës

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 16:41 | Nga

Greuther Furth po vazhdon të merret shumë seriozisht me futbollistin e FC Prishtinës, Bleon Sekiraqën.

Ky i fundit vlerësohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj në Superligën e Kosovë, ku ka debutuar si 16 vjeçar.

Si 16-vjeçar Sekiraqa debutoi së fundmi edhe në Europa League, duke luajtur në 16 minutat e fundit të ndeshjes kthyese kualifikuese të FC Prishtinës kundër Norkopingut, ndërsa ishte ftuar edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Suedi.

Image result for Bleon Sekiraqa

Që disa ditë ai gjendet në Gjermani, ku po ushtron dhe po testohet nga gjermanët e Furthit.

Kjo është hera e dytë që sulmuesi i krahut zhvillon ushtrime disaditore në Gjermani me ftesë të Greuther Furthit, i cili po e përcjell në vazhdimësi gjendjen dhe zhvillimin e futbollistit më perspektiv të klubit më të madh kosovar.

Ai edhe kësaj here po lë përshtypje të mira në Greuther Furth, i cili është i vendosur ta transferojë kosovarin në rast se ai vazhdon të zhvillohet në Kosovë edhe në sezonin e ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme