Griezmann dëshiron të luajë me Pogban te Unitedi

Prishtinë | 09 Nën 2016 | 16:43 | Nga

Asi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka pranuar se ai dëshiron që të luajë një ditë me Paul Pogban.

Dyshja kanë shumë paraqitje bashkë në kuadër të kombëtares së Francës. Dhe këtë, një ditë dëshrion ta shpeshtojë në nivel klubesh sulmuesi i Atleticos.

“Unë gjithmonë e pyes Pogban për Unitedin. Mendoj se ata janë klub i madh dhe me infrastrukturë të mirë”.

“Unë e pyes Pogban për disa lojtarë, nëse vërtet janë aq të mirë, ose Jose Mourinho është aq i mirë”.

“Unë dëgjoj shumë spekulime për Manchester Untiedin dhe PSG-në, por tani nuk e shoh veten në një klub të ri. Por, një ditë dua të luaj me Pogban, patjetër. E ardhmja varet nga ajo se si ndihem unë”, u shpreh Griezmann.

Të ngjashme