Griezmann ka një mesazh për tifozët e Barcelonës, pas golit të parë me fanellën katalane

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Antoine Griezmann ka shënuar mbrëmë golin e parë me fanellën e skuadrës së Barcelonës.

Griezmann i është bashkuar kampionëve të La Liga gjatë kësaj vere, për shumën e 120 milionë eurove, nga Atletico Madrid.

Francezi nuk kishte gjetur rrugën e golit në ndeshjet e para parasezonale, por e bëri atë në ndeshjen e fundit, kundër Napoli.

Griezmann shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, dhe të parin personal me fanellën e Barcës, dhe pas këtij goli ai ka nisur një mesazh për tifozët e tij.

“Përshëndetje shoqëri, jam shumë i lumtur të shënoj golin e parë me këtë fanellë. Shpresoj të jetë vetëm një nga shumë të tjerë. Përqafime për të gjithë” ka thënë Griezmann në një video të publikuar, përcjell lajmi.net.

BT Media
@BTClips
📱[FCB] | Play for the crest on the front, so they’ll remember the name on the back 💙❤ @AntoGriezmann

Embedded video
91
11:00 AM – Aug 11, 2019
Twitter Ads info and privacy
See BT Media’s other Tweets
Griezmann tashmë do të përgatitet për ndeshjen e parë në La Liga me Barcelonën, të cilën do ta zhvillojë kundër Athletic Bilbao.

Barra për të do të jetë edhe më e madhe, pasi skuadrës mund t’i mungojë Lionel Messi, me të cilin Griezmann nuk ka luajtur akoma asnjë ndeshje së bashku.

Të ngjashme