Griezmann mbetet në Atletico

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 16:32 | Nga

Antonie Griezmann është gati që edhe një herë të shuajë interesimin e skuadrave tjera dhe të mbetet në Atletico Madrid.

Kështu ka raportuar e përditshmja spanjolle ABC, duke paralajmëruar ekipet e mëdha se sulmuesi nuk do të largohet nga Atleti.

Griezmann ka qenë gjatë vitit 2017 në thumbin e Manchester United dhe së fundmi u besua se mund të kalojë në Barcelonë.

Sidoqoftë, vet futbollisti është i përgatitur që të qëndrojë dhe të angazhohet për një kontratë të re me fitime më të mëdha në Wanda Metropolitano.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme