Griezmann: Meritoj të jem në mesin e tre më të mirëve në botë

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 12:43 | Nga

Anëtari i Atletico Madrid, Antoine Griezmann ka deklaruar se ishte ndër lojtarët më të mire të kampionatit botëror dhe e meriton një vend në podium, në mesin e tre lojtarëve për Balon d’or.

Sulmuesi francez ka qenë i kënaqur që ka pasur rolin kryesor në kombëtaren franceze gjatë botërorit “Rusia 2018 ”, për ta fituar kampionatin më të rëndësishëm të futbollit.

Tani ai beson se ai meriton një vlerësim të tillë për përpjekjet e tij, gjatë një viti në të cilin deri tani ka shënuar 23 herë për Atletico Madrid në 33 ndeshje, duke i ndihmuar ata në Ligën e Evropës dhe Superkupën e Europës në këtë proces.

“Unë e meritoj që të jem ndër tre të parët,” tha ai për L’Equipe, duke bërë një krahasim me 2016, kur ai përfundoi i treti pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. “Atë vit kam humbur dy finale, këtë vit kam fituar tre, kaq normalisht …”

Griezmann pranoi se ishte i habitur që as ai dhe as ndonjë nga bashkëlojtarët e tij të Francës nuk u përfshinë në një listë të shkurtër për çmimin më të mirë të FIFA-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme