Griezmann: Nuk e di nëse do të mbetem në Spanjë

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Antoine Griezmann nuk është i sigurt se do të qëndrojë në La Liga pas largimit nga Atletico Madrid.

Në media raportohej se ai mund të transferohej te kampionët e Spanjës, Barcelona, mirëpo edhe Paris Saint-Germain thuhet se e do asin francez.

“Ekziston një nevojë për durim, pasi që ende është herët”, ka thënë Griezmann pas fitores 4:0 të Francës ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

“Dëshiroj më shumë se secili që e ardhmja e ime të vendoset, por ka nevojë që të pritet”.

“Nuk e di nëse do të mbetem në Spanjë. Ndoshta brenda dy javësh do të dimë diçka. Vetëm dua që të luaj futboll dhe të zbavitem”.

Të ngjashme