Griezmann nuk mohon tranferimin te United

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 16:46 | Nga

Antoine Griezmann i ka dhënë shpresa të mëdha Manchester Unitedit. Sulmuesi i Atletico Madridit ka thënë që këtë sezon do të mbetet te Atletico, ndërsa më pas nuk e ka mohuar kalimin te United.

“Të jem i sinqertë, nuk e di. Këtë sezon do të jem te Atletico, pastaj do të shohim. është absurde nëse flasim tani për diçka që mund të ndodh pas një viti”, deklaroi Griezmann, i pyetur për kalimin te United nga revista “Four Four Two”, përcjellë lajmi.net

“Qëndrova edhe për shkak të bllokimit të merkatos. I duhem Atleticos tani më shumë se kurrë. Do të ishte shumë keq po të largohesha tani”, shtoi Griezmann.

Ai tha që mori vendimin për të qëndruar pas bisedimeve me trajnerin Diego Simeone dhe me zyrtarët e klubit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme