Griezmann për supergolin e tij: E pashë Messin në stërvitje, e kopjova

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Duket se Antoine Griezmann e ka vëzhguar Lionel Messin në stërvitje dhe i ka mësuar ca gjëra nga bashkëlojtari i tij te Barcelona.

Sulmuesi francez ishte ylli i mbrëmjes të dielën në Camp Nou, duke shënuar dy herë në debutimin e tij për Barcelonën në shtëpi.

Griezmann shënoi dy herë, me golin e dytë që ishte në stil të Messit, në fitoren 5:2 të Barçës kundër Real Betisit.

“Po, e pashë Leon duke gjuajtur në atë mënyrën në stërvitje dhe e kopjova atë”, tha Griezmann pas ndeshjes.

Ai u pyet edhe për mënyrën sesi i festoi golat.

“Festimi? Më pëlqeu çfarë bëri LeBron James dhe tentova ta kopjoj atë”, shpjegoi ai. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme