Griezmann: Rikthimi i Neymar një punë e vështirë për Barcelonën

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Transferimi më i ri i Barcelonës, Antoine Griezmann, ka dhënë disa komente lidhur me thashethemet që rikthejnë Neymar në ‘Camp Nou’.

Griezmann, i cili kaloi tek Barcelona për shumën e 120 milionë eurove gjatë kësaj vere, beson se skuadra e tij do ta ketë të vështirë ta rikthejë brazilianin.

Neymar është shprehur i pakënaqur me situatën e tij në PSG dhe po pret nga Barcelona për ofertat drejt skuadrës së tij.

Por, francezi, të cilin mund ta ketë shok skuadre, beson se një rikthim është shumë i vështirë.

“Duhet ta mbyllim së pari, pasi është një transferim shumë i vështirë, por ai është lojtar i madh” ka thënë Griezmann, transmeton lajmi.net.

“Ai ka pasur disa lëndime por ai është në një nivel të jashtëzakonshëm” ishin fjalët e Griezz lidhur me brazilianin.

Griezmann e Neymar, së bashku me Lionel Messi e Luis Suarez do të formonin ‘katërshen fantastike’ në ‘Camp Nou’.

Të ngjashme