Griezmanni ka gjasa të fitojë Topin e Artë

Prishtinë | 18 Gus 2018 | 16:26 | Nga

Triumfi në Superkupën Europiane ishte një tregues që Antoine Griezmann morri vendimin e duhur për të qëndruar në Atletico Madrid.

Kështu ai i hapi rrugë fitimit të Topit të Artë.

Francezi është kandidat serioz për këtë çmim, duke mbështetur tre trofetë që ai ka fituar në katër muajt e fundit, përfshirë Ligën e Europës, Kupën e Botës dhe atë në Talin, transmeton Klan Kosova.

Konkurrenti i 27 vjeçarit për këtë çmim nga Real Madrid, Luka Modriq luajti si zëvendësues në finale kundër Atletico-s, dhe nuk arriti të shënonte.

Me 67 ndeshje me ekipin dhe kombëtaren si dhe me tre trofetë e fituar, Griezmann shihet se është një nga favoritët për më të mirin e Europës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme