Griezmanni tallet keq me Ramosin dhe Real Madridin (Foto)

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 12:19 | Nga

Atletico Madrid mbrëmjen e djeshme kanë mundur bindshëm Real Madridin dhe janë kurorëzuar si kampionët e Superkupës së Europës.

Lojtarët këtë fitore e festuan edhe në rrjetet sociale duke shpërndarë foto dhe video me kupën e fituar.

Mes shumë fotove dhe “stories” bie në sy Antoine Griezmann. Francezi i “colchoneros” postoi një fotomontazh ku shihet duke u kurorëzuar nga Sergio Ramos, kapiteni i Realit.

Sipas raportimeve ne mediat sportive Griezmann ka dashur të tregojë se në kryeqytetin spanjoll tashmë po “mbretëron” Atletico, ndërsa Reali ka dorëzuar fronin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme