Griezmannit i duhet kohë për të shkëlqyer në Barcelonë

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

“Antoine Griezmann do të vazhdojë ta shijojë një karrierë të suksesshme në Barcelonë”, kështu ka thënë ish-menaxheri, Didier Deschamps.

Deschamps ka theksuar se sulmuesit Griezmann i nevojitet kohë për të shkëlqyer në skuadrën katalunase, shkruan Goal.

Futbollisti 28 vjeçar ka braktisur Atletico Madridin për t’iu bashkuar Barcelonës gjatë verës, por ai nuk ka arritur ta gjejë formën më të mirë të tij në Camp Nou.

Ndërsa Deschamps nuk është i shqetësuar për këtë gjë. Ai ka thënë se thjesht Grizemannit i nevojitet ende kohë për t’u përshtatur më mirë me klubin e tij të ri.

Të ngjashme