Grimaldo rinovon me Benfican

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i krahut të majtë, spanjolli Alejandro Grimaldo ka rinovuar kontratën me Benfican, e cila do ta mbajë te klubi portugez deri në qershor të vitit 2023.

Lajmi është konfirmuar të martën në uebfaqen zyrtare të Benficas. “Alejandro Grimaldo ka rinovuar kontratën dhe do të jetë pjesë e klubit tonë deri në fund të edicionit 2022/23”, thuhet në njoftim, transmeton Koha Ditore.

Me rinovimin e kontratës, Grimaldos i është rritur edhe klauzola e lirimit prej 40 në 100 milionë euro.

Grimaldo 24-vjeçar, te Benfica është transferuar në janar të vitit 2016 nga Barcelona B për dy milionë euro. Ai këtë edicion ka një gol e katër asistime në 18 paraqitje për Benfican në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme