Gruaja e Casillas flet për gjendjen e portierit spanjoll

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Portieri legjendar spanjoll, Iker Casillas, ka pësuar një sulm në zemër gjatë kësaj jave.

Të mërkurën, lojtari ishte dërguar me urgjencë në spital, pasi gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua.

Por, sipas raportimeve të fundit të medieve spanjolle dhe atyre të Portugalisë, lojtari duket se ka tejkaluar krizën e madhe, edhe pse nuk do të mund të kthehet në fushën e blertë për një kohë të caktuar.

Se lojtari është më mirë pas sulmit, e ka konfirmuar edhe gruaja e tij, Sara Carbonero, e cila ka thënë shpreson se lojtari të lirohet nga spitali të hënën (sot).

“Iker është i qetë, është shumë mirë. Ne duhet të qëndrojmë edhe disa ditë në spital, ndoshta do të lirohemi të hënën dhe mund të shkojmë në shtëpi” ka thënë Carbonero për ‘AS’, transmeton lajmi.net.

Casillas është një nga portierët spanjoll që nuk do të harrohet kurrë, pasi bëri historinë me Spanjën duke e fituar Kupën e Botës, si dhe dy kampionate evropiane.

Ai gjithashtu pati karrierë fantastike me Real Madrid, ku u paraqit 725 herë, gjatë 16 viteve që kaloi në Madrid.

Iker Casillas iku për t’iu bashkuar Portos në vitin 2015. Ai veçse mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit në futboll, por akoma nuk dihet asgjë.

Të ngjashme