Gruaja e Michael Schumacher sqaron se përse u mbajt sekrete gjendja e legjendës së Formula 1 pas aksidentit tragjik

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Fansat e Michael Schumacherit kanë qenë gjithmonë të shqetësuar në lidhje me shëndetin e legjendës së Formula 1, pas aksidentit të pësuar në dhjetor të vitit 2013.

Edhe pse kishte një helmetë për skijim, gjermani pësoi lëndime horror në tru, pasi kishte goditur disa shkëmbinj në Mick të Francës.

Ai u dërgua me aeroplan në një spital të Grenobles, ku ra në një gjendje kome për gjashtë muaj për të lehtësuar ënjtjen në trurin e tij që kërcënonte ta vriste.

Schumacher më vonë u lejua të largohej për në shtëpinë e tij në Liqenin e Gjenevës, ku ai kujdesej nga gruaja Corinna dhe një ekip mjekësor.

Që atëherë, përditësimet kanë qenë të pakta, me gruan e tij që preferon të mbajë detajet jashtë syve të publikut.

Ky veprim është kritikuar nga disa, por me dokumentarin e Netflix “Schumacher” të publikuar javën e ardhshme Corinna është hapur për arsyen pse ajo ka qenë kaq e mbyllur për privatësinë e burrit të saj.

“Ne po përpiqemi të vazhdojmë si familje, ashtu siç i pëlqeu Michaelit dhe ende e pëlqen”, ka thënë ajo. “Ne jetojmë së bashku në shtëpi. Ne bëjmë terapi. Ne bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë Michael më të mirë dhe për t’u siguruar që ai është i rehatshëm”.

“Ne po vazhdojmë me jetën tonë ‘privatësia është privatësi” siç thoshte ai gjithmonë. Është shumë e rëndësishme për mua që ai të mund të vazhdojë të shijojë jetën e tij private sa më shumë që të jetë e mundur”.

Të ngjashme