Grupi i tifozëve “Dardanët” priten nga kryeministri

Prishtinë | 23 Sht 2017 | 14:12 | Nga

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e tifozërisë “Dardanët”, Lulzim Berisha me bashkëpunëtorë.

Ata ia uruan Kryeministrit Haradinaj detyrën e të parit të Qeverisë, me besimin e fuqishëm se ai do të ketë mirëkuptim për kërkesat e tyre.

Gjatë takimit, kryeministri u njoftua me nevojat dhe kërkesat e “Dardanëve”, si përshpejtimi i ndërtimit të stadiumit nacional “Dardania Arena” (sipas tyre duhet të mbajë këtë emërtim); për zbatimin e Ligjit për Sponsorizim si dhe legalizimin e një hapësire në kryeqytet për veprim dhe akomodim të tyre.

Kryeministri u zotua se do t’i mbështesë “Dardanët” në misionin e tyre për ta ngritë lartë imazhin e vendit, kudo që ata paraqiten, duke shfaqur besnikërinë e tyre ndaj atdheut përmes animit fer, por edhe duke krijuar lidhje të reja e miqësore me tifozeritë vendase si dhe ndërkombëtare.

Image may contain: 1 person, smiling, sitting

Image may contain: 7 people, people smiling, people standing

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme