GS Paris: Distria fiton tjetër luftë, kalon në gjysmëfinale dhe ndjek medaljen e artë

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Distria Krasniqi ka fituar edhe luftën e saj të dytë në Grand Slam të Parisit.

Në kategorinë -52 kilogramë Distria Krasniqi po bën një garë shumë të mirë në Grand Slam të Parisit.

Pas fitores së parë ndaj francezes, Distria ka bërë mirë edhe në luftën e dytë përballë britanikes Chelsie Giles.

Luftëtarja dardane fitoi luftën ndaj britanikes vetëm pas ‘Golden Score’, pasi koha e rregullt shkoi pa fituese. Distria fitoi me rezultat 1:0 dhe tashmë shkon në gjysmëfinale, si fituese e ‘Pool C’.

Të ngjashme