Guardiola: City-t i duhen 10 vjet ta arrijë Barçën e Realin

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 15:58 | Nga

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se Manchester Cityt i duhet 10 vjet për ta arritur nivelin e Barcelonës, Real Madridit, Bayern Munchen e Juventusit.

Ai insistoi që nuk do t’i ndryshojë metodat e tij në Angli, por paralajmëroi fansat e Cityt që merr një dekadë që të krijohet një sukses të cilin e gëzojnë skuadrat dominuese në Evropë.

“City është një skuadër shumë e mirë, është në Ligën e Kampionëve për pesë vjet radhazi, i vetmi klub anglez që e ka bërë këtë, por ta arrish Barcelonën, Real Madridin, Bayernin, Juventusin, është shumë vështirë. Të duhet kohë, një dekadë”, tha Guardiola.

Të ngjashme