“Guardiola do ta ndryshojë futbollin italian nëse shkon te Juventusi”

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i njohur anglez, Sam Allardyce, ka thënë se nëse Pep Guardiola shkon në Itali, ai do të ndryshojë plotësisht filozofinë mbrojtëse në Itali.

Raportime e fundit shkruajnë se Bianconerët po mendojnë t’i ofrojnë ish-trajnerit të Barcelonës një kontratë për tu larguar nga Manchester City.

Pas dy viteve të dominimit në Ligën Premier, “Qytetarët” aktualisht janë 22 pikë pas Liverpoolit në renditje dhe zërat për largimin e tij janë shfaqur shpesh në media.

Sipas Allardyce, i cili ka qenë trajner në shumë klube në Ligën Premier, një kalim i Guardiolas mund të sigurojë një “ndryshim të plotë” në stilin e futbollit në Itali.

“Stili italian i futbollit është shumë negativ, shumë mbrojtës përsa i përket pikëpamjes së Guardiolas”.

“Të fitosh 1-0 ka qenë gjithmonë e mjaftueshme për ta”.

“Ai [Guardiola] do të shkojë dhe do ta ndryshojë atë plotësisht. Ai imponon stilin e tij të futbollit kudo ku shkel. Ai do të shndërrojë Juventusin për sa i përket mënyrës së lojës”, ka thënë Allardyce.

Të ngjashme