Guardiola: Do të kthehemi më të fortë dhe pak më të shëndoshë

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se po i mungon shumë futbolli, por ka cekur rëndësinë e qëndrimit në shtëpi gjatë krizës së koronavirusit.

Sporti në gjithë botën është pezulluar në tentim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Pak njerëz presin që Premier League të vazhdoj së shpejti, ka shkruar The Guardian të hënën.

Guardiola javën e kaluar ka dhuruar një milion euro në luftën ndaj koronavirusit në Spanjë, ndërsa të hënën është publikuar një mesazh i tij drejtuar tifozëve të Cityt.

“Na mungon jeta që e kemi pasur disa javë më parë, por tani është koha të dëgjojmë, të përcjellim përgjegjësit. Ju jeni familja ime e futbollit dhe ne do të bëjmë çdo gjë të mundur për t’iu bërë të ndiheni më mirë. Ne do të kthehemi nga kjo më të fortë, më të mirë, më të dashur… dhe pak më të shëndoshë. Rrini brenda, rrini të sigurt”, ka thënë Guardiola.

Të ngjashme