Guardiola e do Lautaron te Man City

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, po mendon për një ‘bastisje’ në Serie A për të gjetur pasardhësin e Sergio Agueros.

City po harton në mënyrë aktive planet për të gjetur një zëvendësim për Aguero, i cili po hyn në vitet e fundit të karrierës së tij.

Sipas mediumit italian Sportmediaset, Guardiola është një tifoz i sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez dhe mendon se ai është i aftë për të udhëhequr sulmin e Cityt.

Reprezentuesi argjentinas ka qenë i jashtëzakonshëm për Interin këtë sezon dhe kontrata e tij mbart një klauzolë të blerjes prej 111 milionë eurosh.

Aguero tani është brenda 18 muajve të fundit të kontratës së tij të Cityn dhe një largim i tij në fund të kontratës duket i pashmangshëm.

Argjentinasi gjatë fundjavës së kaluar arriti të tejkaloj Thierry Henryn në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Ligës Premier. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme