Guardiola e do Modricin në Man City

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

rajneri spanjoll do ta mirëpriste mundësinë që ta sjellë veteranin e mesfushës në “Etihad Stadium”. Modricit i skadon kontrata me Realin në verën e vitit 2022

Manchester City do të provojë ta transferojë Luka Modricin në Angli.

Trajneri Pep Guardiola do ta mirëpriste mundësinë që ta përforcojë ekipin me veteranin e mesfushës.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “El Nacional”, përcjell “Gazeta Express”.

Kroati është 36 vjeç, por mbetet lojtar klasi. Atij do t’i skadojë kontrata në vitin 2022.

Dhe, “Citizens” mund ta marrin atë si lojtar të lirë verën e ardhshme.

Modric ka luajtur me sukses viteve të fundit në Real Madrid, ku ishte transferuar nga Tottenhami.

Viteve të fundit, për të interesim kishin shfaqur klubet italiane, Milan dhe Inter.

Të ngjashme