Guardiola e do Oyarzabalin

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

City do të luftojë me PSG-në dhe Dortmundin për Oyarzabalin.

Pas Paris Saint Germain dhe Borussia Dortmund, në garë për të siguruar shërbimet e Mikel Oyarzabal ka hyrë edhe Manchester City, raporton “Fichajes”.

Pep Guardiola e pëlqen shumë spanjollin dhe do ta dëshironte në skuadër për sezonin 2022/23, që ka paralajmëruar se mund të jetë i fundit në stolin e Manchester City.

Reprezentuesi i Spanjës raportohet të kushtojë rreth 75 milionë euro, shifër që as PSG e as City nuk do të hezitojnë që ta paguajnë.

Të ngjashme