Guardiola e konfirmon: Sane do të largohet

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Leroy Sane i ka treguar Manchester Cityt se nuk do të nënshkruajë kontratë të re me kampionin në fuqi të Premierligës. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri i Citizens, Pep Guardiola.

Gjermani është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Etihad Stadium, ndërsa kampioni Bundesligës, Bayern Munich, ka qenë favoriti për sigurimin e shërbimeve të 24-vjeçarit.

Guardiola e ka konfirmuar se klubi ia ka bërë disa oferta sulmuesit anësor për t’ia rinovuar kontratën, mirë ai nuk ishte i interesuar t’i pranojë asnjërën pasi që e dëshiron largimin nga klubi anglez.

Sane do të largohet drejt Allianz Arena këtë verë nëse dy klubet mund të arrijnë marrëveshje për çmimin e tij, përkundër që Manchester City vazhdon të insistojë se nuk do ta lejojë atë të largohet për ndonjë çmim të ulët.

“Leroy ka thënë se ai nuk dëshiron ta rinovojë kontratën e tij. Kjo do të thotë që ai do të largohet ose këtë verë, ose në fund të kontratës së tij”, ka thënë Guardiola.

“Klubi ia ka bërë atij dy apo tre oferta të ndryshme dhe ai i ka refuzuar të gjitha, kështu që ai do të luajë për një klub tjetër”.

“Leroy refuzoi ta rinovojë kontratën e tij dhe të gjithë e dinë këtë gjë. Nëse në fund të sezonit klubet arrijnë marrëveshje, atëherë ai do të largohet. Nëse jo, atëherë do të qëndrojë edhe për një vit tjetër”. 

Të ngjashme