Guardiola e mbështet Mourinho-n: Do të rikthehet së shpejti

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Pep Guardiola ka pranuar se ndjen keqardhje për Jose Mourinho-n, pasi ky i fundit u largua nga Manchester United të martën.

E ardhmja e Mourinho-s është vënë në dyshim përgjatë këtij sezoni – fillimi me i keq i klubit në 28 vjet u vulos pas humbjes ndaj Liverpool-it të dielën – që çoi në largimin e portugezit.

E Guardiola ka thënë se Mourinho do të rikthehet shumë shpejt në menaxhment, ne një intervistë për Sky Sports.

“Kur ndodhi më erdhi keq për trajnerët. Kur situata nuk është e mirë ne jemi të vetmuar. Unë jam i afërt me të gjithë. Në futboll ndodh, kur rezultatet nuk janë të mira ju shkarkojnë”.

“Natyrisht ai nuk ka nevojë për mua, ai është i fortë. I dëshiroj gjithë të mirat dhe besoj se së shpejti do të rikthehet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme