“Guardiola është më arrogant se Mourinho”

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 16:34 | Nga

Mircea Lucescu insiston se Pep Guardiola është më arrogant se sa menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

Trajneri i Zenitit, Mircea Lucescu ka dalë kundër Pep Guardiolas, ku ka thënë se është më arrogant se sa Jose Mourinho, pavarësisht se në opinion duket ndryshe.

Ai po ashtu tha se është krejtësisht i kundërt nga Mourinho, pasi ai ka mentalitet sulmues, për dallim nga Mourinho mbrojtës.

“Mourinho duket më arrogant se sa Guardiola, por në realitet është e kundërta”, tha fillimisht Mircea Lucescu.

“Mourinho është njeri i jashtëzakonshëm, por mënyra jonë e të kuptuarit futbollin është e ndryshme, sepse unë kam mentalitet sulmues. Të gjitha ekipet e mia kanë thyer rekord të golave. Më pëlqen të ndërtoi aksionin”. /Express

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme